Bie në kazanin e rakisë, në gjendje të rëndë foshnja 2-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Therepel të Skraparit, ku  një foshnjë 2 vjeç, ndërsa luante, ka rënë në kazanin e rakisë duke u dëmtuar rëndë.

Burime bëjnë me dije se fëmija ka pësuar djegie në të gjithë trupin, dhe i rrezikohet jeta.

Foshnja është nisur me urgjencë, në gjendje të rëndë,  drejt spitalit të Traumës në Tiranë./CNA.al