Berisha: Nisma ime është 100 % statutore. Kjo është një erë e re e rikthimit të lirisë dhe transparencës në PD

Ish-kryeministri e presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ka ftuar kryetarin aktual të PD të marrë pjesë në “Foltore”.

Ai gjithashtu tha se mund të sjellin një përfaqësues të tyre për të verifikuar të gjitha firmat e dhëna nga delegatët, për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

“Partia Demokratike që është sot këtu para jush, kam parasysh këtë mazhorancë, nesër nëse Presidenti dekreton zgjedhjet i fiton. Është një optimizëm i jashtëzakonshëm në radhët e PD. Çfarë përfaqëson ajo? Kur nuk takon dot një anëtar, një seksion, një degë, ai përfaqëson katër muret e zyrës së tij.

Kush e pengon? Unë e ftoj të vij në “Foltore” të vijë, por nuk del dot, nuk e lanë, sepse është sjellë në mënyrë të pa imagjinueshme me elektoratin e PD. Ai zbaton urdhrat që japin të tjerët, që shkelmojnë PD. Problemet i ka krijuar vetë ai”, tha Berisha.

Ndërkaq, ish-kryetari i PD, nënvizoi se lëvizja e tij dhe aksioni politik që po ndërmerr është në
përputhje me statutin e partisë.

“Që të mblidhen firmat e ka të përcaktuar statuti. Është nen në statut. Marr rastin e kryetarit. Ai vendosi pa pyetur asnjë forum, duke shkelur statutin, duke pasur forume. Mori vendim që nuk do e merrte kurrë dhe e mori për karrigen e tij. Kështu që kryetari nuk do të pranonte kurrë të thërriste kuvendin. Mund ta bënte Këshilli Kombëtar, por e gjykuam më mirë ta thërrasë anëtarësia. Pra, nisma është 100% statutore. Procesi është plotësisht statutor. Verifikimi nuk është vetëverifikim, por të gjithë jeni të ftuar të shikoni te tryeza. Është tjetër kjo erë e re, kjo është rikthim i transparencës dhe lirisë në PD. Do të bëhet proces shumë transparent, i rregullt.

Atë që s’e ka bërë kurrë PD në këto vite. Jemi detyruar të përshtatemi. Nuk bëhet Kuvendi me 8 mijë delegatë, kur salla është me 3 mijë vende. Do të ketë një rindërtim të PD, kjo është mekanizmi se sit ë shuhesh shto miell e ujë në mënyrën më klasike për të shuar partinë, por ne këto kushte kemi”, përfundoi Berisha.