Berisha mohon audio përgjimin e 21 janarit: Është fals, vepër e Ardi Veliut

Ish-kryeministri Sali Berisha mohon vërtetësinë e audiopërgjimit për vrasjet e 21 janarit, që u publikua dy ditë më parë në “Top Story”.

I pyetur nga gazetarja Elda Menga, pas përfundimit të protestës, Berisha u përgjigj se atë përgjigj “e ka bërë Ardi Veliu dhe nuk është i vërtetë”.

Madje, për vrasjen e katër protestuesve në 21 janar 2011, Berisha gjen fajtor Edi Ramën, në atë kohë kryetar i Partisë Socialiste në opozitë.

“Kush i solli mish për top protestuesit? Edi Rama duhet të ishte në burg për 21 janarin. Ka dokumente të pakontestueshme”.

Ndërkohë, pyetjes për vulën refuzoi t’i përgjigjej, duke theksuar se pret vendimin e Gjykatës së Apelit, që do të vendosë se kujt i përket vula dhe logo e Partisë Demokratike.