Bëri vaksinën e Pfizer, vdes nga miokarditi gruaja në Zelandën e Re

Zelanda e Re raportoi vdekjen e parë në vend të lidhur me vaksinën anti Covid të kompanisë Pfizer/BionTech. Një bordi i pavarur i monitorimi të sigurisë së vaksinës doli në përfundimin se vdekja e gruas i detyrohej me gjasë një miokarditi, apo inflamacioni të muskulit të zemrës të lidhur me vaksinën.

Në raport, theksohet megjithatë se dhe probleme të tjera shëndetësore mund të kishin “influencuar rezultatin e vaksinimit”. Rregullatorët europianë thonë se miokarditet janë “një pasojë mjaft e rrallë” e vaksinës, përfitimet e së cilës i kapërcejnë rreziqet. Zyrtari, shkaku i vdekjes se gruas nuk është përcaktuar ende, por bordi e pohoi se “miokarditi i saj kishte shumë mundësi të lidhej me vaksinimin”.

“Kjo është hera e parë në Zelandën e Re kur një vdekje në ditët pas imunizimit lidhet me vaksinën e Pfizerit”, thuhet në deklaratën e tij. Nga mesi i këtij muaji, kryeministrja Jacinda Ardern njoftoi se vendi do t`i mbajë kufijtë mbyllur deri në fund të këtij viti.

Sipas Ardern, kjo është një mënyrë mjaft e mirë për ta mbajtur koronavirusin nën kontroll. Zelanda e Re shihet si një nga vendet më të suksesshme në botë në kontrollin e pandemisë së COVID-19. Vendi ka regjistruar vetëm 26 vdekje në një popullsi prej pak më pak se pesë milionë njerëz.