Berat, sekuestrohet 1.2 kilogramë kanabis

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve...

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.H., 34 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas merrej me shpërndarje të lëndës narkotike, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin M.H, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 1.2 kg lëndë narkotike kanabis dhe fara të dyshuara si ato të bimës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.