Berat Albayrak: Turqia zmbrapsi sulmet ekonomike dhe ecën në një itinerar pozitiv

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albajrak (Albayrak) tha se qeveria turke ka sprapsur sulmet, që kishin në objektivë mirëqenien e popullit dhe njësinë monetare kombëtare.

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albajrak (Albayrak) tha se qeveria turke ka sprapsur sulmet, që kishin në objektivë mirëqenien e popullit dhe njësinë monetare kombëtare.

Allbajrak, në fjalimin e mbajtur në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Bursës u shpreh në lidhje me sulmet spekuluese dhe tha: “Falë mekanizmit të vendimmarrjes së shpejtë dhe aktive, të cilin e ka sjellë sistemi i ri i presidencës, duke dhënë një refleks shumë të shpejtë me koordinimin, e kemi lënë pas shumë aspekte të këtij procesi dhe e kemi sprapsur atë”.

“Kundër këtyre sulmeve, që kanë marrë në objektivë ekonominë turke, mirëqenien e popullit dhe njësinë monetare kombëtare, në këtë periudhë 2-mujore, vendi ynë fitoi një përvojë shumë të madhe dhe gjatë kësaj kohe arritëm të eliminojmë një nga një efektet nga ekonomisë sonë dhe këtë vazhdojmë ta bëjmë akoma” tha ministri Allbajrak.

Ai tha se duke parë shifrat e gushtit, shtatorit dhe tetorit vihet re se deficiti buxhetor ka rënë me shpejtësi.

“Parashikimet e para për deficitin buxhetor tregojnë se kemi filluar të zbresim nën 40 miliardë dollarë. Nëse vazhdojmë në këtë drejtim, deri në fund të vitit, do të kemi një surprizë edhe më të madhe të ekuilibrit të deficitit. Nuk do të jap detaje por itinerari është shumë i fuqishëm, pozitiv dhe në një drejtim të mirë” tha Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albajrak./TRT