Berat Albayrak: Turqia mori detyrën e ‘Drejtorit Ekzekutiv’ të grupit të FMN-së

Ministri i Thesarit dhe Financave të Turqisë, Berat Allbajrak (Albayrak) deklaroi se Turqia ka marrë në dorëzim detyrën e Drejtorit Ekzekutiv të grupit të përbërë nga 8 vende të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ministri Albayrak gjendet për takime të rëndësishme në Bali, ku po zhvillohen mbledhjet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore. Ai bëri një deklaratë të rëndësishme nga llogaria e tij në median sociale.

“Në mbledhjen e zhvilluar në Bali me prezencën e udhëheqësve të lartë të instituteve financiare dhe fondeve të investimit global realizuam paraqitjen tonë për Programin e Ri Ekonomik. Gjithashtu zhvilluam nga një mbledhje të rëndësishme me bankat dhe kompanitë e investimit global” shkroi Allbajrak.

“Së fundmi Turqia ka marrë në dorëzim detyrën e Drejtorit Ekzekutiv të grupit të përbërë nga 8 vende të Fondit Monetar Ndërkombëtar” shkroi ministri Albajrak./TRT