Benfica, PSV e Crvena Zvezda, në grupet e Champions

Serbët e Crvena Zvezda kanë bërë surprizën mbrëmjen e së mërkurës duke arritur të eliminojnë gjysmëfinalistët e sezonit të kaluar në Europa League, austriakët e Salzburg nga Champions League. Në grupe të Champions u kualifikuan edhe Benfica e PSV.

Serbët e Crvena Zvezda kanë bërë surprizën mbrëmjen e së mërkurës duke arritur të eliminojnë gjysmëfinalistët e sezonit të kaluar në Europa League, austriakët e Salzburg nga Champions League. Në grupe të Champions u kualifikuan edhe Benfica e PSV,raporton Top Channel.

Crvena Zvezda e mbylli ndeshjen e kthimit ndaj Salzburg 2-2, ndërsa takimi i parë në Serbi kishte përfunduar pa gola.

Benfica fitoi në Selanik ndaj Paokut 4-1, e ndërsa takimi i parë kishte përfunduar në barazim.

Në ndeshjen tjetër të së mërkurës, holandezët e PSV fituan pastër 3-0 ndaj Bate Borisov, ndërsa kishin fituar edhe në takimin e parë me rezultatin 3-2.

Shorti përcakton ditën e enjte ndarjen e grupeve në Champions League për këtë sezon.