Belinda Balluku: Të arrestohet kreu i OST-së, aksi Thumanë-Kashar anulohet

Ministrja e re e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka anuluar koncesionin e aksit Thumanë-Kashar si dhe kërkoi arrestimin e kreut të OST-së...

Ministrja e re e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka anuluar koncesionin e aksit Thumanë-Kashar.

Balluku deklaroi se këto para do të përdoren për përdoren “Paktin për Universitetin”.

“Kam vendosur të bëj ndërprerjen e partneritetit publik-privat të aksit Kashar -Thumanë. Buxhetin e saj do t’ia dedikojmë Paktit për Universitetit. Për ne ky aks vazhdon të jetë i rëndësishëm”, deklaroi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, ka dërguar sot në Bordin e OST-së kërkesën për shkarkimin e drejtorit të këtij institucioni.

Kërkesa për shkarkimin ka ardhur pas skandalit me kompaninë “DH Albania”./TCh