Belgjika eliminon Brazilin, Courtois bën heroin

Belgjika dhe Courtois eliminojnë Brazilin, Kupa e Botës mbetet në Europë

Belgjika ka eliminuar Brazilin, pas fitores 2-1 dhe shkon në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2018, ku do të ndeshet me Francën.

Kjo është hera e dytë në historinë e Belgjikës që ky komb futet mes katër më të mirave të planetit, duke imituar vitin 1986, kur u mposht nga Argjentina në gjysmëfinale.

Në këto kushte, të gjitha ekipet që kanë mbetur në garë për të fituar Kupën e Botës janë nga Europa. Belgjika nuk ka humbur asnjë nga 24 ndeshjet që kur Roberto Martinez mori drejtimin e ekipit, pas çerekfinales së Euro 2016, humbur ndaj Uellsit.

Sfida në Kazan nisi në dishezë për belgët dhe në malore për Brazilin, pasi në minutën e 13-të, Fernandinho devijoi topin në portën e tij, gjatë një goditje nga këndi. Ai u bë braziliani i dytë që shënon autogol, pas Marcelo në vitin 2014.

Një aksion  i shpejtë i belgëve u finalizua në mënyrë nga Kevin De Bruyne që me një goditje preçize nuk i dha asnjë shans për të reaguar portierit Allison. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë pavarsisht tentativave të Coutinhos dhe De Bruynes që u ndalën, nga portierët respektivë. Në pjesën e dytë Tite bëri disa ndryshime në formacion duke aktivizuar, Firminon dhe Douglas Costën dhe më pas Renato Augston i cili me hyrjen e tij në fushë i dha një tjetër shtysë Brazilit teksa në minutën e 76-të shfrytëzoi asistin perfekt të Coutinhos duke goditur saktë me kokë dhe duke rihapur sfidën. Pikërisht Renato Augusto pak minuta më vonë “hëngri” golin e 2-2 me një tentativë nga limitet e zonës që përfundoi ngjitur me shtyllën. Të njëjtin fat pati edhe Coutinho disa minuta më vonë ndërsa në shtesë Courtois bëri heroin në tentativën e Neymar. Përfundoi me fitoren 2-1 të Belgjikës që tashmë ka shansin ideal për të shkruar historinë ndërsa Brazili do të tentojë sërish në Katar 2022 për të fituar Kupën e 6-të të Botës. Me eliminimin e Uruguait dhe Brazilit tashmë dihet që për të 4-ën herë radhazi Botërori do të fitohet nga një skuadër europiane.