BE refuzon Theresa May për rinegocim të Brexit

Kryeministrja përballë votës në Parlament...

Pavarësisht tentativave të Kryeministres britanike Theresa May për të rinegociuar kushtet e Brexit me Bashkimin Europian, Brukseli nuk dëshiron të ulet në tryezën e bisedimeve me Londrën.

Sipas zëdhënëses së qeverisë britanike, të cituar nga The Guardian, Kryeministrja May kërkon të ndryshojë kushtet e marrëveshjes përpara votimit të paktit mes palëve në parlamentin britanik.

Shefja e Downing Street shtyu votimin në muajin Dhjetor, duke provokuar edhe mocionin e mosbesimit ndaj saj, të cilit i mbijetoi./Klan