BE monitoron lëvizjen Shengen

Ministri austriak: I hapur diskutimi për kampet e emigrantëve

Brenda vitit Bashkimi Europian do të prezantojë raportin që do të vendosë nëse do të kthehet regjimi i vizave ose jo në zonën Shengen. Në Tiranë gjatë pjesëmarrjes në Ministerialit BE, Ballkani Perëndimor, komisioneri për migracionin, Ditmitris Avramopulos thotë se Bashkimi Europian po monitorojnë situatën që edhe pse ka probleme për shkak të kërkesave të larta për azil nuk është shqetësuese.

Ditmitris Avramopulos : Sistemi i pezullimit nuk është vënë ende në lojë. Por kur rrezikon që BE të pezullojë lëvizjen e lirëNëse për 2 muaj vendet e BE hasin rritje të migracionit të paligjshëm mbi 50 përqind dhe ka rritje të numrit të personave që refuzojnë të kthehen. Këtu nuk bëhet fjale për Shqipërinë ose të gjithë vendet që janë nën regjimin e vizave. Ndaj i kujtoj autoriteteve përkatëse dhe vetë qytetarëve që të mbrojnë atë qe ju është dhënë.

Për shkaqe të rritjes në migracionit të paligjshëm muaj më parë u diskutua dhe mundësia e ngritjes së kampeve të azilantëve në vendet e Ballkanit përfshirë Shqipërinë. Propozimi vinte nga Austria, e cila duket se nuk e ka mbyllur ende këtë diskutim. Ministri i Brendshme austriak thotë në krah të komisionit Avramopulos dhe ministrit Fatmir Xhafaj se duhet ti jepet zgjedhje kësaj situate.

Herbert Kickl: Unë personalisht nuk kam përmendur asnjëherë emra konkret shtetesh. E konsideroj të rëndësishme që të ketë analiza lidhur me zgjidhjen e këtij fenomeni. Sigurisht që sërish nuk do përmend emra konkretë. Do ishte mirë në takime bilaterale që zhvillohen me përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor, BE apo dhe nga Afrika të diskutohet kjo çështje ashtu siç e kam bërë dhe unë në Vjenë.

Sa i takon rezultatet te luftës kundër krimit te organizuar dhe drogës në Shqipëri komisioneri nuk pranon të komentojë, por thotë se strukturat përgjegjëse për të luftuar këto fenomene janë ngritur tashme dhe kanë edhe bashkëpunimin e partnerëve të BE.

Bashkëpunime me BE, Policia shqiptare do të ketë dhe në monitorimin e kufjeve. Gjatë Ministerialit u firmos dhe e një marrëveshja që parashikon asistencën e Fronteksit në kontrollin e të gjithë kufjeve në vend për parandalimin e migracionit të paligjshëm.

Marrëveshjet e nënshkruara në ministerialin BE- Ballkani Perëndimor

  1. Plani i Përbashkët i Veprimit Kundër –Terrorizmit për Ballkanin Perëndimor
  2. Marrëveshje Pune ndërmjet Qendrës Evropiane Monitoruese për Drogat dhe të Varësisë ndaj Drogave dhe Ministrisë së Brendshme e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë
  3. Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian “Mbi veprimet e ndërmarra nga Agjencia e Rojës Bregdetare dhe Kufirit Evropian në Republikën e Shqipërisë, FRONTEX”.

Tv Klan