Komisioni i Bashkimit Evropian (BE) ka miratuar planin për transferimin e burimit 600 milionë eurosh për mbështetjen e centraleve të energjisë diellore (GES) të Francës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komisioni i BE-së njoftoi se ofrimi i mbështetjes 600 milionë euroshe për themelimin e centraleve të energjisë diellore me kapacitet 350 megavat orë të Francës, është në përputhje me rregullat publike të BE-së.
Duke u vënë në dukje se me investimet në fjalë do të rritet përdorimi i burimeve energjetike të ripërtëritshme të Francës, në deklaratë thuhet se masat janë në përputhje me energjinë dhe synimet klimatike të BE-së dhe se nuk do të prishë padrejtësisht konkurrencën në treg.
Autoriteti për përcaktimin e asaj se në çfarë mënyrë do të ofrohet mbështetja publike e shteteve anëtare të BE-së, i përket Komisionit të BE-së. Shtetet e BE-së mbështetjet publike mund t’i përdorin vetëm në rastet që nuk do të dëmtojnë konkurrencën dhe ato që janë të përshtatshme për dobinë publike.