BE lehtëson barrën financiare të Italisë, pas pandemisë ekonomia mund të forcohet

“Ndihma e BE-së do të testojë forcën dhe qëndrueshmërinë jo vetëm të qeverisë, por edhe të sistemit ekonomik italian”.

Italia mund të tejkalojë me sukses dëmtimet në ekonominë e saj pas pandemisë, pa pasur nevojë të përballet me dështimet e deritanishme të ekonomisë së saj. Vendi, rritja ekonomike e të cilit është më e dobëta mes G7, do të jetë përfituesi më i madh nga plani i rimëkëmbjes së Bashkimit Evropian.

Kjo, së bashku me stimulin e Bankës Qendrore Evropiane që po zvogëlon rendimentet e bonove sovrane, blen kohë që Italia e mbytur në borxhe të përmbajë pasojat ekonomike të pandemisë, dhe të adresojë problemin e rritjes së dobët ekonomike.

Ekonomia e tretë më e madhe e Eurozonës ka përshkruar gjithnjë kriza periodike që janë galvinizuar nga vet politikanët e saj në përpjekje për të adresuar dobësitë e sistemit ekonomik italian. Por nëse kjo vazhdon sërish, Evropa mund ta humbë durimin e saj.

“Ka shumë rreziqe në politikat që po ndiqen për të shpëtuar Italinë e rrjedhimisht unë nuk i fajësoj shtetet që egërsisht kërkojnë të jenë vigjilentë,” shprehet Rosamaria Bitetti, një ekonomiste dhe pedagoge në Universitetin Luiss në Romë. “Shumë mendojnë që po ndodh një lloj romanizim i politikës fiskal të BE.”

Sipas Bitetti, kjo do të thotë se Italia dhe anëtarë të tjerë të dobët të Eurozonës rrezikojnë të humbin kohë dhe para duke marrë vendime të vështira, por mbi të gjitha të pakthyeshme, për të miratuar politika që do adresojnë një rritje më të mirë ekonomike.

Kryeministri italian Giuseppe Conte javën e kaluar me fjalë të tjera tha po të njëjtën gjë: “Ndihma e BE-së do të testojë forcën dhe qëndrueshmërinë jo vetëm të qeverisë, por edhe të sistemit ekonomik italian”.

Me ato fonde që pritet të marrë Italia nga BE, presioni i tregut ndaj Italisë është zvogëluar. Rendimentet e saj 10-vjeçare ranë në një nivel të ulët dy-mujor javën e kaluar, raporton Scan.

“Kjo mund të jetë një pikë kthese për Italinë,” tha Patrick Krizan, një ekonomist në Allianz SE në Mynih. “Më në fund Italia mund të merret me investimet e nevojshme dhe reformat strukturore për të rritur potencialin e saj ekonomik.”

Nëse Italia nuk e shfrytëzon momentin, kjo do të vërtetojë dobësinë e saj historike në Eurozonë: pamundësia për të mirë-përdorur mundësitë. Për dallim nga Gjermania, Italia nuk i shfrytëzoi vitet e qeta të fillim-shekullit për të rindërtuar ekonominë e saj me masa pro-rritjeje.

Nuk ka mungesë sugjerimesh nga vëzhguesit ndërkombëtarë se çfarë Italia duhet të bëjë. Komisioni i BE-së dhe OECD kanë lëshuar rregullisht sugjerime dhe këshilla, të cilat përfshijnë reforma për të përmirësuar administratën publike, mbledhjen e taksave, investimet dhe arsimin.

“Populli Italian është ai që vuan mungesën e reformave dhe jo Evropa,” tha Karsten Junius, kryekonomist në Bankën J. Safra Sarasin.