BE jep 5.7 milion euro për digjitalizimin e pronave në Shqipëri

Bashkimi Europian i ka dhuruar një fond prej 5.7 milionë € kadastrës shqiptare, me anë të së cilës forcohet dhe mbrohet e drejta e pronësisë në vendin tonë.

Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca shkruan se falë ndihmës së  Bashkimit Europian, tashmë do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës në Shqipëri.

Sipas diplomatit Soreca regjistrimi i pronave është një reformë vendimtare për integrimin e Shqipërisë.

Forcimi dhe mbrojtja e së drejtës së pronësisë është qëllimi i një Programi të ri të financuar nga #EU i nisur sot në  #EuropeHouse . Në fazën e parë, një shumë prej 5.7 milion € do t’i kushtohet përmirësimit të cilësisë së të dhënave, një mjet më i mirë. kuadri dhe dixhitalizimi i të dhënave të pronës”, shkruhet në njoftimin e BE.

Falë ndihmës nga #EU #Shqipëria do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës. Me 5.7 milion €, Programi #EUforPropertyRights do të përmirësojë sigurinë ligjore dhe do të promovojë më shumë investime të huaja. Kjo është një reformë vendimtare për njerëzit dhe për integrimin e Shqipërisë”, shkruan ambasadori i BE Luigi Soreca.