Bashkimi Evropian (BE) ka shtuar në listën e sanksioneve 7 ushtarë dhe punonjës policie përgjegjës për shkeljen e të drejtave të njeriut në Mianmar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Këshilli i Evropës thuhet se BE-ja ka shtuar në listën e sanksioneve 7 ushtarë dhe punonjës policie përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut që lidhen me situatën në Mianmar.
Me sanksionet, personat në fjalë pjesëtarë të policisë kufitare dhe ushtrisë së Mianmarit do t’u nënshtrohen ndalesës së udhëtimit dhe konfiskimit të pasurive.
Kështu, numri i zyrtarëve të Mianmarit që janë sanksionuar nga BE për shkelje të të drejtave të njeriut është rritur në 14.
Në prill, Këshilli i BE-së miratoi sanksione të reja për të zgjeruar embargon aktuale të armëve ndaj vendit dhe të cilat kishin në objektiv ushtrinë e Mianmarit. Është njoftuar gjithashtu se ishin vendosur kufizime edhe në shitjen e pajisjeve ndaj Mianamrit të cilat mund të përdoren për rritjen e presionit në vend.
Spastrimi etnik ndaj muslimanëve të Arakanit
Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB-së), që nga 25 gushti i vitit 2017 e deri tani ka arritur në 725 mijë numri i të strehuarve në Bangladesh pasi u larguan nga presioni dhe persekutimi në Arakan. Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut nëpërmjet pamjeve satelitore kanë vërtetuar se qindra fshatra janë shkatërruar.
Organizatat ndërkombëtare dhe ato të OKB-së për të drejtat e njeriut, dhunën kundër muslimanëve të Arakanit e konsiderojnë si “spastrim etnik” ose “gjenocid”.
Qeveria e Mianmarit e cila kufizon në masë të madhe hyrjen e organizatave dhe mediave ndërkombëtare në rajonin e Arakanit, deri më nuk ka përmbushur premtimet që ka dhënë lidhur me rikthimin e muslimanëve të Arakanit.
Organizatat e të drejtave të njeriut, në lidhje me rikthimin e muslimanëve të Arakanit pa sigurimin e ambientit të përshtatshëm dhe të sigurtë, shprehin shqetësimin se kjo do të shkaktojë një fushatë të re të spastrimit etnik.