BE gjobit “Google”-n me 4,3 miliardë euro

Bashkimi Evropian i ka vendosur "Google"-s 4,3 miliardë euro gjobë për shkelje të normave të tregut me sistemin operativ Android

Bashkimi Evropian (BE) i ka vendosur “Google”-s 4,3 miliardë euro gjobë për shkelje të normave të tregut me sistemin operativ Android, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se ka vendosur një gjobë rekord në shumën prej 4,3 miliardë euro me arsyetimin se “Google” ka kepërdorur dominimin e tregut me sistemin operativ Android të përdorur në pajisje të tilla si smartphone dhe tableta.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se “Google” duhet të ndryshojë mënyrën e funksionimit brenda 90 ditësh.

BE-ja edhe në vitin 2016 akuzoi “Google”-n për dominimin e tregut me sistemin operativ Android dhe veprime në kundërshtim me rregullat e konkurrencës. Akuza ishte për shkak se “Google” ofron të instaluara kërkimet e saj dhe aplikacionet e tjera të ndryshme në pajisjet Android.

Sipas inspektimeve të bëra “Google” në marrëveshjet që ka bërë me prodhues të ndryshëm të pajisjeve detyron instalimin e “google search”, “play store” dhe shfletuesin “Chrome”. Po ashtu është zbuluar se ndaj disa prodhuesve të telefonave pagesat i ka kryer në rast se ata kanë instaluar më parë “google search”.

Android, sistemi operativ më i përdorur në botë i smartfonëve është një burim i rëndësishëm i të ardhurave për shumë prej aplikacioneve të “Google”-s.

– “Google” apelon gjobën 4,3 miliardë euroshe të BE-së

Kompania amerikane “Google” ka njoftuar se do të apelojë gjobën prej 4,3 miliardë ndaj vendimit të Bashkimit Evropian (BE).

Në deklaratën e kompanisë “Google” thuhet se “Androidi ka krijuar më shumë mundësi për të gjithë, e jo më pak. Një ekosistem i fuqishëm, inovacioni i shpejtë dhe çmimet më të ulëta janë karakteristikat dalluese të konkurrencës. Do të apelojmë ndaj vendimit të KE-së”.

– Pretendimi se vendimi është shtyrë për shkak të frikës nga Trump

Kompania amerikane “Google” priste që vendimi për gjobë ndaj saj të deklarohej në fillim të këtij viti, por pretendohej se ky vendim ishte shtyrë për shkak të vizitës së presidentit amerikan Donald Trump në Evropë.

Po ashtu edhe vitin e kaluar “Google” u gjobit me një vlerë prej 2.4 miliardë euro nga KE-ja me arsyetimin se ka keqpërdorur dominimin dhe se ka siguruar avantazh në shërbimet e saj të shit-blerjeve me motorët e kërkimit.

 KE-ja ka autoritetin për të kontrolluar nëse ka apo jo ndonjë situatë kontradiktore në sektorët e kompanive që veprojnë në BE. Nëse zbulon ndonjë gjë që është kundër ligjeve të konkurrencës ose antitrustit në fjalë, KE-ja e përfundon atë dhe vendos gjoba të larta ndaj kompanive.