Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë fton qytetarët që të ndihmojnë në mposhtjen e ndotjes plastike.
8.3 miliardë pipa plastike ndotin plazhet e botës,raporton ATSH.
Çdo vit 1 milion shpendë dhe 100,000 kafshë detare ngordhin nga konsumi i pjesëve plastike.
Pipave plastike i nevojiten 200 vjet për t’u dekompozuar dhe ato nuk mund të riciklohen në shumicën e vendeve.
Cila është zgjidhja për këtë problem? E thjeshtë fare, nëse nuk ju nevojitet një pipë plastike, mos e përdorni atë. Herën tjetër kur të porosisni një pije kërkojeni “pa pipë”.
Bëj pjesën tënde! Ndihmo të mposhtim ndotjet plastike!, thekson Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë.