BE do të vendosë masa mbrojtëse të përkohshme ndaj SHBA-ve

KE tha se masat e reja do të hyjnë në fuqi pasi të miratohen zyrtarisht nga Komisioni në muajin korrik

Komisioni Evropian (KE) ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian (BE) do të zbatojë masa të përkohshme mbrojtëse mbi çelikun pas tarifave të paralajmëruara nga SHBA-të, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Komisioni dje paraqiti synimin e tij për shtetet anëtare për të vendosur masa mbrojtëse të përkohshme për çelikun në formën e një Kuote të Vlerës Tarifore (TRQ)”, tha KE në një deklaratë.

KE tha se masat e reja do të hyjnë në fuqi pasi të miratohen zyrtarisht nga Komisioni në muajin korrik.

“Miratimi i masave mbrojtëse ishte pjesë e reagimit të trefishtë të BE-së ndaj vendimit të njëanshëm të SHBA-ve për të imponuar tarifa për çelikun dhe aluminin”, theksohet në deklaratë.

SHBA njoftoi se duke filluar nga 1 qershori i vitit 2018 do të vendosë detyrime shtesë prej 25 për qind dhe 10 për qind, respektivisht në importet e çelikut dhe aluminit nga BE-ja.

Sipas KE-së, masat e SHBA-ve ndikojnë në eksportet e BE-së me një vlerë prej 6.4 miliardë euro (7.4 miliardë dollarë) dhe nga kjo shumë BE-ja do të ribalancojë menjëherë eksportet prej 2.8 miiliardë euro (3.2 miliardë dollarë).