BE dhe Turqia dakordohen për “dialog të vazhdueshëm” për përmirësimin e marrëdhënieve

Bashkimi Evropian (BE) ka njoftuar se Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe Presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel kanë vendosur të vazhdojnë “dialogun e vazhdueshëm” për të përmirësuar marrëdhëniet.

0

Bashkimi Evropian (BE) ka njoftuar se Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe Presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel kanë vendosur të vazhdojnë “dialogun e vazhdueshëm” për të përmirësuar marrëdhëniet.

Këshilli Evropian bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me vizitën e punës të kryetarit Michel të zhvilluar në Zyrën Presidenciale Dolmabahçe në Stamboll të Turqisë, ku u prit në takim nga Presidenti Erdogan.

Në deklaratë thuhet se gjatë takimit u bisedua në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe Turqi-BE si dhe shkëmbyer mendimet mbi atë se çfarë mund të bëhet për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme, raporton TRT.

Gjithashtu bëhet e ditur se palët ranë dakord që duhet të parandalohet një valë e re e dhunës duke ulur tensionin përmes dialogut në Lindjen e Mesme, ndërsa thuhet se “Presidenti Michel përshëndeti thirrjen e Presidentit Erdogan dhe Presidentit Rus (Vladimir) Putin për një armëpushim në Libi dhe procesin e Berlinit”.

Në mes tjerash thuhet se BE-ja i kupton shqetësimet e sigurisë së Turqisë lidhur me verilindjen e Sirisë.

Deklarata vlerëson që të dy udhëheqësit zhvilluan një “takim të qartë dhe të dobishëm në lidhje me marrëdhëniet Turqi-BE”, bën të ditur se Presidentët janë dakorduar “për kontakte të vazhdueshme për të zhvilluar marrëdhënie të drejtpërdrejta me interes të të dyja palëve”.

“BE-ja është e vetëdijshme për vështirësitë me të cilat ballafaqohet Turqia, e cila mirëpret 4 milionë refugjatë”, bëhet e ditur në deklaratë, ndërsa thuhet se Bashkimi Evropian do të vazhdojë me ndihmë të refugjatëve në Turqi.

Lajme të ngjashme

Lini një Koment

Adresa juaj e e-mail-it mbahet e fshehur.