BE 50 milionë euro ndihmë për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor si masë kundër Covid-19

Bashkimi Evropian do të jap 50 milion euro për Ballkanin Perëndimor në luftën kundër koronavirusit.

Lajmin e ka dhënë Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi me anë të një postimi në Twitter i cili shprehet se përveç hapjes së negociatave, BE në të njëjtën kohë do të mbështesë Ballkanin Perëndimor me 50 milion euro për pajisje mjekësore, transmeton Express.

“Në të njëjtën kohë ne punojmë shumë për të mbështetur Ballkanin Perëndimor në përgjigjen kundër Koronavirusit. Ne mobilizuam 30 milion € për mbështetje të shpejtë për pajisjet mjekësore dhe po shqyrtojmë masa për të zbutur ndikimin negativ ekonomik të kësaj krize.” shkruan Varhelyi.