BD kandidon në Dibër, ish-drejtuesi i PD lokale, kandidat për bashkinë

Bindja Demokratike regjistroi disa nga kandidatet e saj në zgjedhjet bashkiake. Një prej tyre është Shkëlzen Qoka në Bashkinë e Dibrës. Prej 28 vitesh ai është pjesë e politikës dhe për shtate vite ka drejtuar forumin rinor të PD e më pas kryetar i komunës Muhurr zgjedhur nga PD. Me 30 qershor ai kandidon për Bindjen Demokratike.

“Duhet të vihem në dispozicion të Dibrës në një kohë kur e gjithë politika është futur në një kaos dhe në një rrugë pa krye. Besoj që qytetarët e Dibrës do të gjejnë tek unë të gjithë indivitetin e mundshëm për të arritur që të sjellim një frymë ndryshe dhe për të dhënë nj mësim politikës dhe për të arritur që ne në Dibër të bëjmë atë që është më e mirë për qytetarët, raporton Top Channel.

Sot qytetarët kanë nevojë për një frymë ndryshe dhe larg politikës së klaneve dhe larg politikës së angazhimeve të kafeneve dhe të shërbimit të individëve të caktuar”, tha Qoka.
Në dy vitet e fundit ai ka pasur edhe detyra drejtuese në degën e PD, në Dibër por nga kjo parti e kanë larguar.