“Bashkitë do t’u kthehen qytetarëve!”, Meta: 14 maji, dita e ndëshkimit të madh për bandën e “Rilindjes”

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar se bashkitë do t’u kthehen qytetarëve dhe se 14 maji do të jetë dita e ndëshkimit për bandën e “Rilindjes”.

“Më pak se tre muaj na ndajnë nga dita e Ndëshkimit të Madh për bandën e “Rilindjes” dhe Ndryshimit të Madh që shqiptarët meritojnë në të gjithë vendin.

14 Maji është dita e ndëshkimit të arrogancës, korrupsionit të shfrenuar dhe mungesës së transparencës dhe llogaridhënies.

Bashkitë do t’u kthehen qytetarëve!”, ka shkruar Meta.