Bashkimin Sovjetik ‘ëndrra’ e Putin, Moska anulon dekretin e pavarësisë së Moldavisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, nisi të zbuloj plane për të aneksuar territore të vendeve të tjera përveç Ukrainës.

Putin tha se Rusia po lufton për tokat e saj “historike” në Ukrainë.

Këto deklarata ai i bëri gjatë një tubimi patriotik të organizuar në Moskë, në mbështetje të ofensivës në Ukrainë. Ekspertët mendojnë se synimi i radhës është Moldavia dhe Bjellorusia0

Presidenti Rus  ka anuluar dekretin e vitit 2012, që mbështet pjesërisht sovranitetin e Moldavisë.

Behet fjalë për rajonin e Transnistrisë– një rajon separatist gjendet në kufi me Ukrainën dhe ku Rusia ka trupat e saj.

Urdhri për anulimin e këtij dokumenti të vitit 2012 u publikua në ueb-faqen e Kremlinit dhe në të thuhej se vendimi u mor për të “siguruar interesat kombëtare të Rusisë në lidhje me ndryshimet e thella që po ndodhin në marrëdhëniet ndërkombëtare”.

Kremlini ka thënë se raportet e Rusisë me Moldavinë – shtet, që javën e kaluar zgjodhi një qeveri të re pro-perëndimore që u zotua se do t’i bashkohet BE-së – janë shumë të tensionuara. Moska akuzoi Moldavinë se po ndjek një agjendë anti-ruse.

Në dekretin e vitit 2012 thuhej se Rusia do të kërkonte mënyra për të zgjidhur çështjen e rajonit separatist “bazuar në respektimin e sovranitetit, integritetit territorial dhe statusit neutral të Republikës së Moldavisë në përcaktimin e statusit të posaçëm të Transniestërit”.

Po keshtu Rusia planifikon ta aneksojë Bjellorusinë deri më 2030, sipas një dokumenti që rrodhi nga zyra e presidentit rus, Vladimir Putin, dhe i cili është siguruar nga gazetarët e disa mediave në botë.

Sipas dokumentit, synimi përfundimtar është bashkimi i Rusisë me Bjellorusinë, jo më vonë se viti 2030.

Në kuadër të planit përfshihet forcimi i sentimentit pro-rus, zgjerimi i prezencës ushtarake ruse atje dhe lehtësimi i procedurave për pajisje me pasaporta ruse.

Qëllimi përfundimtar, sipas raportimeve të mediave, është që të krijohet një “shtet i përbashkët” nën udhëheqësinë ruse.