Bashkimi Evropian konsideron lançimin e një monedhe dixhitale

Banka Qendrore Evropiane duhet të konsiderojë lançimin e një monedhe publike dixhitale, thuhej në një draft dokument të Bashkimit Evropian pasi Facebook prezantoi monedhën Libra.

Firma e media sociale tha në Qershor se ka planifikuar lançimin e kriptomonedhës Libra vitin e ardhshëm. Por Franca dhe Gjermania u shprehën në Shtator se ajo përbën kërcënim për sektorin financiar duke mbështetur krijimin e një alternative publike.

Dokumenti i parë nga agjencia e lajmeve Reuters, dhe që mund të adoptohet nga ministrat Evropian të financave muajin e ardhshëm mund të eskalojë luftën e BE kundër kriptomonedhave të cilat janë rregulluar vetëm pjesërisht në disa vende Evropiane.

Monedhat dixhitale si Libra, të njohura edhe si stablecoin, zakonisht mbështeten në para tradicionale dhe letra me vlerë, ndërsa kriptomonedhat si bitcoin jo. Të dy janë kriptomonedha.

Dokumenti mund të diskutohet nga ministrat Evropian të financave ditën e Premte sipas axhendës për atë takim dhe adoptimi të ndodhë më 5 Dhjetor.

Deklarata të ngjashme ka lëshuar edhe anëtari i bordit të Bankës Qendrore Evropiane Benoit Coeure në Shtator i cili tha se banka duhet të mendojë mirë lançimin e një kriptomonedhe dixhitale publike. /PCWorld Albanian