Bashkia e Tiranës e vendosur për të mbajtur pastër qytetin, gjoba qytetarëve dhe bizneseve që ndotin ambientin

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit ka vepruar me vendosmëri edhe këtë fillimviti ndaj kujtdo që ndot apo zapton hapësirat e përbashkëta.

Siç mund të shihni nga këto foto, në kundërshtim me ligjin, qytetarë të papërgjegjshëm kanë hedhur mbetje inerte nga punimet në shtëpi apo kuti kartoni jashtë kazanëve të mbeturinave ose në hyrje të pallateve, duke zënë hapësirat publike

Gjobave nuk u kanë shpëtuar as disa biznese, të cilat zgjedhin të mos i hedhin mbeturinat në vendin e caktuar, ndonëse ky veprim i dëmton edhe ato vetë.

Për të minimizuar raste të tilla të vandalizimit në Tiranë, AMK nuk ka ngurruar që të vendosin edhe gjoba, duke vepruar me dorë të fortë për zbatimin e ligjit dhe për edukimin e qytetarëve. Krahas gjobës, AMK u ka kërkuar shkelësve që të marrin masat e menjëhershme për lirimin e hapësirave të zëna dhe rikthimin e gjendjes së mëparshme.