Bashkia e Shkodrës nxjerr Vllazninë në shitje

Skuadra e Vllaznisë mbylli muajin e kaluar sezonin më të errët në historinë e saj, që kulmoi me rënien për herë të parë nga elita e futbollit shqiptar.

Problemet me menaxhimin dhe detyrimi për të kthyer klubin në një shoqëri aksionere, më në fund e shkundën Bashkinë e Shkodrës që të nxjerrë në shitje ekipin.

Tashmë është bërë publik raporti i vlerësimit për shitjen e Vllaznisë, por njëkohësisht edhe vlera që do të nisë ankandi i publikuar nga vetë Bashkia Shkodër.

Bashkia ka përcaktuar si vlerë minimale 507 milionë lekë për shitjen e Vllaznisë, një shifër e ulët konsideruar vlerën dhe historinë e klubit kuqeblu, që në gusht do ta nisë nga një kategori inferiore.

Kjo kompani ka dërguar raportin e detajuar prej 57 faqesh në Bashkinë e Shkodrës, duke vendosur vlerën e 507 milionë lekëve si vlerën më të vogël për efekt shitje të aksioneve apo privatizim.

Tashmë mbetet në dorën e Këshillit Bashkiak të Shkodrës për miratimin e këtij raporti të vlerësimit, i cili synon që ofertat të kenë një tendencë në rritje.

Mes pretendentëve për të blerë aksionet e ekipit është edhe ish-Presidenti Valter Fusha.