Basha mesazh 37 ditë para zgjedhjeve: Taksapaguesit shqiptarë rrezikojnë të paguajnë 450 milionë euro për arbitrazhet ndërkombëtare

Kreu i PD, Lulzim Basha ka dhënë një tjetër mesazh 37 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit të këtij viti...

Kreu i PD, Lulzim Basha ka dhënë një tjetër mesazh 37 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit të këtij viti.

Basha shtron pyetjen se sa rrezikojnë të paguajnë shqiptarët për gjyqet e Shqipërisë në arbitrazhet ndërkombëtare gjatë qeverisjes aktuale.

Ai e jep vetë përgjigjen, duke thënë se taksapaguesit shqiptarë rrezikojnë t’u ikin 450 milion euro.