Basha bëri një hap pas dhe dha dorëheqjen, ja kush e merr drejtimin e PD deri në zgjedhjet e reja sipas Statutit

Pas 8 vitesh në krye të Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen e tij si kryetar i partisë opozitare më të madhe në vend.

Edhe pse luftoi me çdo mënyrë, duket se Lulzim Basha nuk i ka rezistuar më presionit të demokratëve. Basha deklaratën e bëri gjatë mbledhjes me grupin parlamentar, ku tha se po bën një hap pas për t’i dhënë mundësi ringritjes së Partisë Demokratike.