Barcelona mposht Liverpoolin dhe prek gjysmëfinalen

I dha topin dhe i shënoi golat, Barcelona mposht Liverpoolin dhe prek finalen...

Barcelona ka mposhtur 3-0 Liverpool në raundin e parë të gjysmëfinales së Champions League që është zhvilluar në Camp Nou.

Katalanasit kanë treguar edhe njëherë eksperiencën e madhe që kanë në sfida të rëndësishme si kjo dhe mbase nuk ka qenë skuadra më e mirë në fushë përgjatë 90’ minutave, por ka ditur të shfrytëzojë mundësitë e saj.

Sfida nisi me një temp të lartë dhe me raste nga të dy anët, por ishte Luis Suarez ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 27’ të takimit.

Ky ishte goli i parë i shënuar nga uruguaiani këtë sezon të Champions League dhe pikërisht ndaj ish-ekipit të tij. Pas golit Barça e dominoi lojën deri në fërshëllimën që lejoi lojtarët të rikthehen në dhomat e zhveshjes.Barcelona . (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

Pjesa e parë u mbyll 1-0 në të mirë të Barcelonës. Pjesën e dytë e nisën më mirë Liverpooli, që radhitën disa raste. Aksion i bukur në minutën e 47-të, ku Marc-Andre ter Stegen arriti ta pret goditjen e James Milnerit.

Rasti i radhës erdhi në minutën e 53-të, ku bukur gjuajt Mohamed Salah, por gjermani Ter Stegen priti edhe më bukur. Pas tij dhe Miler rrezikoi pas një aksioni shumë të bukur. Në minutën e 75-të Barcelona e gjeti golin e dytë.

Luis Saurez qëllon shtyllën dhe nga topi i kthyer Lionel Messi shënon në portën e zbrazët (2-0). Gjeniu Messi nuk e kishte mbyllur me kaq. Një goditje dënimi nga 25 metra u kthye në gol nga argjentinasi, duke e dërguar stadiumin në një festë të zjarrtë (3-0).

Liverpooli mënjherë pas këtij rasti qëlloi shtyllën me Salah, duke e mbyllur një natë, sa të keqe aq edhe të pafat. Ky rezultati e dërgon Barcelonën pothuajse në finale, pasi një rikthim i mundëshëm i anglezëve do të jetë shumë i vështirë.