Banorët në Laç: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme rrezikojmë që të na shemben shtëpitë

Banorët shprehen se janë në një gjendje shumë të vështirë, shtëpitë e tyre janë të pa banuara dhe rrezikojnë të shemben.

Për kamerat e top-channel, banorët shprehen se janë në një gjendje shumë të vështirë, shtëpitë e tyre janë të pa banuara dhe rrezikojnë të shemben.

Ata shprehen se përfaqësues nga bashkia kanë ardhur por asgjë nuk është bërë deri në këto momente dhe se vetëm top channel po kujdeset për situatën e tyre.

Një qytetar i quajtur Pjetër Gjeçi shprehet se është një nga banorët më të vjetër në Laç dhe sipas tij në këtë qytet duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme pasi shumë shtëpi sipas tyre janë të pa banueshme dhe rrezikojnë të shemben, si në zonën e Durrësit dhe Thumanës.

Dy të rinj humbën jetën në Laç nga tërmeti i 26 nëntorit. Ersild Hoxhallari, 32 vjeç, u hodh nga ballkoni për të shpëtuar jetën. Ai banonte në një pallat në kat të katërt në Mamurras. I riu nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Pak më vonë, një tjetër i ri humbi jetën në këtë zonë. Kristian Preçi, 25 vjeç, kishte pak kohë që kishte lënë burgun pasi kishte fituar pafajësinë.

Por ai nuk mundi ta shijonte lirinë. I riu u plagos në Thumanë gjatë tërmetit. Por drama e tij ndodhi gjatë transportit për në spital. Makina që po e transportonte humbi kontrollin si pasojë e shkarjes së tokës nga tërmeti në aksin Mamurras-Laç.

Preçi humbi jetën në vend, ndërkohë që u plagos një tjetër person në mjet.