Banorët e Kurbinit që u janë dëmtuar shtëpitë strehohen në çadra

Bashkia Kurbin ka ngritur çadra pranë gjimnazit të qytetit për kalimin e natës së sotme për banorët të cilët i kanë të pabanueshme shtëpitë e tyre, dhe që fatkeqësisht janë një numër i madh.

Në Mamurras, familjet në nevojë po akomodohen në çadrat e ngritura në oborrin e shkollës “Migjeni” transmeton OraNews.

Gjithashtu janë shpërndarë çadra dhe do shpërndahen në vazhdim nëpër banesa.