Banorët e Astirit si studentët, shtrojnë 6 kërkesa për qeverinë

Në ditën e 54-t të protestës së tyre kundër shembjes së banesave për t’i hapur rrugë ndërtimit të “Unazës së Madhe” të Tiranës, banorët e Astirit kanë përpiluar 6 kërkesa, të cilat kërkojnë që qeveria t’i plotësojë me çdo kusht.

Banorët si çdo ditë bllokuan për rreth 1 orë qarkullimin e mjeteve në të dyja kahet e kalimit në aksin nga “Pallati me Shigjeta” te sheshi “Shqiponja” dhe bën thirrje kundër ministrit Damian Gjiknuri dhe kreut të ARRSH-së, Afrim Qendro.

Nga megafoni i protestës u njoftua se ditën e nesërme, banorët do ti bashkohen protestës së diasporës para Kryeministrisë, ndërsa deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu u bëri apel qytetarëve t’i bashkohen tubimeve të banorëve të “Unazës së Re”, pasi kauza e tyre është jetike.

6 KËRKESAT:

-Anulimi i projektit të Unazës së Madhe;

-Rifillimi i procesit të legalizimit për të gjitha banesat;

-Rregullimi i kushteve të transportit publik në kryeqytet;

-Ulja e çmimit të karburantit dhe rritja e cilësisë së tij;

-Tu jepen punonjësve të policisë rroga e 13 orët suplementare dhe pagesa e dietave;

-Plotësimi i kërkesave të studenteve dhe rrëzimi i ligjit të Arsimit të Lartë./TCh