Banka Turke Halkbank hap degën e saj të 34 në Serbi

Ambasadori turk në Serbi, Tanju Bilgiç, tha se Halkbank është një nga arsyet kryesore për të ruajtur marrëdhëniet e shkëlqyera ekonomike midis Serbisë dhe Turqisë.
Huadhënësi turk, Halkbank, hapi në fillim të këtij muaji, degën e 34 të tij në Serbi. Në përurimin e kësaj dege, në qytetin lindor të Smederevos, Drejtori i Përgjithshëm i Halkbank në Serbi, Kenan Bozkurt, tha se vendimi për të hapur degën e re në qytetin e Smederevos u mor pasi ai është një prej qyteteve më të vjetër të Serbisë dhe me një histori të pasur.

Ambasadori turk në Serbi, Tanju Bilgiç, tha se Halkbank është një nga arsyet kryesore për të ruajtur marrëdhëniet e shkëlqyera ekonomike midis Serbisë dhe Turqisë.

“Hapja e Halkbank është një hap i rëndësishëm, sepse aty ku ka degë Halkbank, do të ketë edhe investitorë turq. Shpresohet se hapja e kësaj dege do të ndikojë në rritjen e numrit të investitorëve turq në Smederevo”, tha z. Bilgiç. Ai i kërkoi kryetares së Bashkisë së Smederevos, Jasna Avramoviç që të krijonte “kushtet më të mira” për investitorët turq.

Të pranishëm në ceremoninë e hapjes ishin edhe personazhe të njohur të sferave të ndryshme, si ish-lojtari i Gallatasarajit, Dzevad Prekazi, i cili preu shiritin së bashku me z. Bilgiçin, z. Bozkurtin dhe Kryebashkiaken e Smederevës. Halkbank nisi të operojë për herë të parë në Serbi në vitin 2015. /Monitor