“Ballkani i Hapur mbahet në Mal të Zi në qershor”/ Rama-Abazoviçit: Keni rroga më të larta sesa ne…

“Ne kemi ndjerë ngrohtësinë e mikpritjes dhe respektin vllazëror. Shqipëria dhe Mali I Zi janë më shumë se sa fqinj Ne takohemi në një moment shumë sfidues për mbarë Europën, Në respekt të mandatit tonë si dy kryeministra të rreshtuar në krah Ukrainës. E vërteta është se vitin e kaluar, krahasimisht me të këqijat e përbashkëta të një lufte . Kemi parë se si më në fund Shqipëria e Maqedonia e Veriut i çelën negociatat e se si rep e Kosovës mori një datë për liberalizimin e vizave dhe kemi parë se si për herë të parë në historinë e saj BE-ja u spostua jashtë kufijve për të mbajtur një samit në Tiranë. BE-ja është një korsi e përbashkët shpejtësia të të cilët lidhet në mënyrë të pandashme me koordinimin e përbashkët. Shqipëria dhe Mali I Zi janë mirënjohëse dhe unë falenderoj kryeministrin për gjithë këtë proces dhe prehjen e dëshirës për të organizuar një samit të Open Ballkan në qershor këtu në Malin e Zi ndërkohë që Procesi I Berlinit do të zhvillohet në vjeshtë në Shqipëri. Unë këmbëngul që Ballkani i Hapur është I domosdoshëm për të jetësuar me një ritëm më të shpejtë të gjitha ato që janë parime dhe kërkesa që burojnë nga procesi I Berlinit. Edhe në këtë samit do të ftohen që të gjithë që të jenë pjesë nuk ka asnjë kundërshtim mes të dyjave.Nuk mund të mjaftohemi me lidershipin e Berlinit që është një proces i Ballkanit por të vëmë qëllime e përbashkëta për idetë . Më vjen shumë mirë që sot kemi firmosur një marrëveshje të rëndësishme për ndërtimin e Urës së bunës që do të zvogëlojë distancën në 300 metra. Kjo nuk është një marrëveshje e thjeshtë por jetësimi e bazuar në projekt zbatimi. Këtu në Mal të Zi janë rrogat më të larta dhe nuk shkon që ta paguajë Shqipëria urën. Ka nisur punë edhe për gazsjellësin adriatiko-jonian. E fundit që kam por jo nga rëndësia është që ky potencial I jashtëzakonshëm bazohet në një histori kuptimplotë ku e kam thënë dhe njëherë deri në 1945 lëvizej përmes liqenit dhe në arkivën e fotografive ka plot mjete lundruese. Sot ne ende nuk e kemi këtë prandaj kemi vendosur ta hapim rrugën me një jaht të kryeministrit të Malit të Zi që nëse na mban të dyve do shkojmë në Shqipëri. I vetmi fakt që nuk ka ndodh edhe Dritanit ajo që ndodhi me Petraq Milon është se Dritanit I njihet krifa e luanit dhe e njohin, dhe dua të falenderoj se që në momentin e parë e ka telefonuar profesorin dhe i ka kërkuar ndjesën dhe e gjithë kjo është bërë me gjentilesë e urtësi maksimale. Këto janë raste që ndodhin por që shërbejnë si burim frymëzimi. Kjo është arsyeja se përse neve na duhet shumë më tepër bashkëpunim rajonal jo se cdo popull nuk do të ketë derra.”