Ndodh ndonjëherë që kafshët, me veprimet e tyre, tregojnë më shumë dhembshuri se edhe vetë njerëzit.
Tani, balena është dalluar të notojë pa trupin e vogëlushit të vet, për të parën herë që nga korriku. Zia e balenës Tahlequah, ka mahnitur dhe prekur tërë botën./raporton Top Channel
Balena, e njohur nga kërkuesit edhe si J35, më në fund ka rifilluar të ushqehet dhe të zbavitet me tufën e saj, pas asaj që mund të quhet me plot gojën, periudhë zie. Kërkuesit në qendrën për kërkime mbi balenat, me seli në Uashington, thanë se e kishin parë orkën të ndiqte një grup salmonësh në ngushticën Haro, në perëndim të San Huanit, të shtunën pasdite.
Nëna, duket se ka braktisur më në fund trupin e pajetë për shkak se ai kish nisur të dekompozohej. Orka kish lindur më 24 korrik në atë që duhej të ishte një ngjarje e gëzuar për klanin e saj. Balenat në fakt po stërmundohen për shkak të mungesës së salmonit dhe këlyshi i J35 vdiq menjëherë pas lindjes.
Sipas ekspertëve, afro 75 për qind e balenave vrasëse të sapolindura në dy dekadat e fundit, nuk arrin të mbijetojë dhe 100 për qind e shtatzënive në tre vitet e shkuara kanë dështuar të prodhojnë pasardhës të qëndrueshëm.