Azerbajxhani dhe Armenia biseduan për Malësinë e Karabakut

Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Mammadyarov dhe homologu i tij armen Mnatsakanyan janë takuar në New York, me ç’rast kanë biseduar për zgjidhjen e çështjes së Malësisë së Karabakut

Ministri i Punëve të Jashtme i Azerbajxhanit, Elmar Mammadyarov dhe homologu i tij armen, Zohrab Mnatsakanyan, janë takuar në New York me ç’rast kanë biseduar për zgjidhjen e çështjes së Malësisë së Karabakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Mammadyarov thuhet se në takimin, i cili zgjati më shumë se tre orë, biseduan për zgjidhjen e problemit dhe atë që nevojitet për vendosjen e paqes së qëndrueshme.