Avokati i Shtëpisë së Bardhë largohet nga detyra

Pretendohet se në vend të McGahn mund të emërohet Emmet Flood i cili aktualisht ndjek hetimet për Rusinë në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka njoftuar se avokati i Shtëpisë së Bardhë, Don McGahn, i cili po ndjek nga afër hetimet për Rusinë, do të largohet nga detyra në vjeshtë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Këshilltari ligjor i Shtëpisë së Bardhë, Don McGahn, do të largohet në vjeshtë nga detyra i tij pas pas miratimit (shpresoj) të gjyqtarit Brett Kavanaugh në Gjykatën Supreme. Unë kam punuar me Don për një kohë të gjatë dhe jam shumë mirënjohës për shërbimet e tij”, ka thënë Trump në deklaratën e tij në llogarinë Twitter lidhur me largimin nga detyra të McGahn.

McGahn njihej si një nga emrat që ndiqte nga afër hetimet për Rusinë që zhvilloheshin nga prokurori special Robert Mueller.

Me largimin e McGahn nga Shtëpia e Bardhë do të dobësohet ekipi ligjor i presidentit Trump që ndjek hetimin për Rusinë. Gjithashtu vihet në dukje se në vend të McGahn pritet të emërohet një person apo persona tjerë.

Sipas mediave amerikane McGahn dëshironte bashkëpunim të afërt me ekipin e Mueller-it dhe për këtë ai kishte zhvilluar negociata të gjata me personat lidhur me këtë çështje. Por, pretendohet se Trump është zemëruar nga këto bisedime. Thuhet se McGahn ka kërkuar të largohet nga detyra për shkak të tensioneve mes tij dhe Trumpit.

Pretendohet se në vend të McGahn mund të emërohet Emmet Flood i cili aktualisht ndjek hetimet për Rusinë në Shtëpinë e Bardhë.