Avionët turq shkëlqejnë në shfaqje ajrore në Baku

Avionët demonstrues Yjet Turke dhe ekipi i fluturimit demonstrues i Forcave Ajrore Turke - SOLOTURK - demonstruan në Baku me rastin e 100 vjetorit të themelimit të ushtrisë së Azerbajxhanit

– Avionët demonstrues Yjet Turke dhe ekipi i fluturimit demonstrues i Forcave Ajrore Turke – SOLOTURK – kanë qenë në qendër të vëmendjes në një shfaqje në Baku me rastin e 100 vjetorit të themelimit të ushtrisë së Azerbajxhanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në shfaqjen në Parkun Kombëtar në brigjet e Detit Kaspik fillimisht u shfaqën Yjet Turke, ndërsa më pas fluturime demonstrues realizoi edhe SOLOTURK me avionin F-16.

Mijëra qytetarë të Azerbajxhanit ndoqën shfaqjen e cila zgjati rreth 50 minuta, ndërsa disa vizitorë fotografuan dhe xhiruan çastet e demonstrimit të avionëve turq.