Automjeti del nga rruga e përfundon në kanal, humb jetën 33-vjeçari në Durrës

Një 33-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në autostradën “Tiranë-Durrës”, ku viktimë ka mbetur shtetasi E.D.

“Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi E. D., 33 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 33-vjeçari”-njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.