“Automat i kryeministrit”, Berisha sulmon Nikollën: Funksionon si punonjëse e kuzhinës së Ramës, do thërrasim popullin dhe…

Kreu i PD, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin duke thënë se e ka kthyer parlamentin në një turp, ndërsa ka sulmuar edhe kryetaren Lindita Nikolla, duke thënë se sillet si punonjëse e kuzhinës së Edi Ramës.

Berisha se “betejën” opozita do ta bëjë edhe në Kuvend duke shtuar se do të thërrasin edhe popullin dhe se Rama.

“Ky kalon nga superskandali në superskandal, ky nuk njeh kufij. Ne vetëm vend i lirë nuk jemi, por ne jemi demokratë dhe do e rikthejmë lirin, dinjitetin shqiptarëve. Ata që mendojnë se mund të na asgjësojnë, do përballen me të gjitha pasojat. Ua them këtu. Ky parlamentin e ka bërë një turp në histori.

Kam 30 vjet po nuk ka ekzistuar kurrë një parlament i turpshëm si ky. Një kryetare që funksionon si punonjëse në kuzhinën e Ramës, çfarë i thotë ai ‘po, po’. Harron kushtetutën e çdo gjë. Ne do e bëjmë betejën edhe në parlament, pastaj do thërrasim e edhe popullin. Shqipëria meriton parlamentarizëm. Ai gjen mekanizma të ndajë deputetët në 10 minuta, shkelmon sepse ka vënë një njeri që funksionon ai automati i tij”, tha Berisha.