Australi, zbulohet një lloj i ri i gjarprit

Biologët janë të mendimit se gjarpri me anë të anijeve në port mund të ketë arritur në skajin e detit

Biologët në Australi kanë zbuluar një lloj të ri të gjarprit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Biologët e Universitetit Queensland të Australisë rastësisht kanë gjetur një lloj të ri të gjarprit.

Bryan Fry, biologu nga ekipi që ka zbuluar llojin e gjarprit, tha se në rajonin ku kanë shkuar për të hulumtuar gjarpërinjtë e detit, nuk kanë pritur të hasin gjarpër që jeton nëntokë dhe janë befasuar shumë.

Ai theksoi se gjarpri gjendet në brigjet perëndimore të gadishullit Cape York, ndërsa është një lloj gjarpri që jeton nëntokë.

Biologët janë të mendimit se gjarpri me anë të anijeve në port mund të ketë arritur në skajin e detit.

Si rezultat i hulumtimeve të gjata mbi gjarprin e zbuluar në vitin 2014, shkencëtarët thanë se bëhet fjalë për “një lloj të rrallë të gjarpërinjve”.