Australi, sulmohet një fëmijë nga peshkaqeni

Zyrtari i shërbimit ambulator në Queensland (QAS), Mindy Thomas, njoftoi se peshkaqeni plagosi rëndë vajzën e cila është dërguar në spital me plagë në këmbë

Gjatë sulmit të një peshkaqeni në krahinën australiane Queensland, është plagosur rëndë një fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari i shërbimit ambulator në Queensland (QAS), Mindy Thomas, njoftoi se peshkaqeni plagosi rëndë vajzën e cila është dërguar në spital me plagë në këmbë.

Duke theksuar se me helikopter ambulator vajza u transferua në spitalin Mackay, Thomas tha se jeta e saj edhe më tej është në rrezik.

Në plazhin e njëjtë edhe dje gjatë sulmit të peshkaqenit u lëndua 46 vjeçari Justine Barwick.