Australi, dorëhiqet ministrja e Jashtme

Ministrja e Jashtme e Australisë, Julie Bishop njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga detyra e saj. Ajo tha se do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e saj si deputete në Parlament

Ministrja e Punëve të Jashtme të Australisë, Julie Bishop njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga detyra e saj. Ajo tha se do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e saj si deputete në Parlament, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bishop në një deklaratë nga llogaria e saj në rrjetin social bëri të ditur se ka njoftuar kryeministrin Scott Morrison se ka dhënë dorëheqje nga detyra e saj si ministre e Punëve të Jashtme.

Ajo theksoi se do të vazhdojë detyrën e saj në Parlament. Në lidhje me çështjen e kandidimit për vitin e ardhshëm, Bishop tha se “Ende nuk kam marrë ndonjë vendim”.

62 vjeçarja Bishop, e cila që nga viti 2013 e deri më tani ishte në detyrën e ministres së Punëve të Jashtme, në të njëjtën kohë ushtronte edhe postin e zëvendëskryeministres.