Audi përplaset me murin, 2 të vdekur

Viktimat janë një djalë 20-vjeçar dhe një vajzë 30-vjeçare që ishte pasagjere në makinë.

Dy persona mbetën të vrarë në një aksident, pasi një makinë u përplas me një mur në Gloucestershire të Britanisë.

Viktimat janë një djalë 20-vjeçar dhe një vajzë 30-vjeçare që ishte pasagjere në makinë.

Ngjarja e rëndë, sipas asaj që shkruan e përditshmja “Mirror”, ndodhi orët e para të së dielës.

Kur mbërritën në vendngjarje, shërbimet e emergjencës nuk mundën të bënin asgjë për dy të rinjtë, të cilët ndërruan jetë në vend, shkruan klan.

Policia e Somerset tha se makina kishte humbur kontrollin dhe ishte përplasur me një mur prej guri, megjithatë rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje nuk dihen ende. Hetimet për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë vijojnë.