Atasheu i ri i Arsimit pranë Ambasadës turke në Tiranë viziton Fondacionin ALSAR

Këshilltari për çështjet e arsimit të ambasadës së Republikës së Turqisë, Metin Bulut zhvilloi një vizitë kortezie në selinë e Fondacionit “ALSAR”.

Këshilltari për çështjet e arsimit të ambasadës së Republikës së Turqisë, Metin Bulut zhvilloi një vizitë kortezie në selinë e Fondacionit “ALSAR”.

Ai u prit nga kryetari Mehdi Gurra, ku gjatë këtij takimi të karakterizuar nga një frymë e ngrohtë e miqësore miku i nderuar u njoh me veprimtarinë e Fondacionit “ALSAR” dhe arritjet e tij ndër vite.

Ndër të tjera, një fokus i veçantë iu kushtua edhe mbarëvajtjes së veprimtarive arsimore, shkëmbimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit në këtë drejtim.

Kryetari i Fondacionit “ALSAR”, Mehdi Gurra i shprehu mirënjohjen dhe konsideratat më të larta për mbështetjen e pakursyer që institucionet shtetërore turke kanë dhënë për zhvillimin ekonomiko-social dhe arsimor në Shqipëri.

Në përfundim, të këtij takimi z. Gurra duke i uruar atasheut suksese në detyrën e re, i rishprehu bindjen se bashkëpunimi në fushën e arsimit do të rritet e forcohet gjithnjë e më shumë.