Atashehu ushtarak i SHBA James Hilton: Shqipëria meriton drejtësi të ndershme e transparente

Pak përpara furisë se deklarimeve kritike nga presidenti Ilir Meta për reformën në drejtësi atashehu ushtarak i SHBA në Tiranë James Hilton në konferencën për Sigurinë në Ballkan organizuar nga Qendra Marshall do të deklaronte: “Për të krijuar një klimë ekonomike përfituese nga të gjithë, duhet të vijojë progresi për një shtet ligjor e për të nxjerrë jashtë loje korrupsionin dhe krimin e organizuar. Reforma në drejtësi është duke u zhviluar. Ajo po ndodh sepse shqiptarët meritojnë një drejtësi të drejtë e transparente, gjë të cilën e dëshirojnë dhe popujt e rajonit”.

Duke u ndaluar në zhvillimet që lidhen me negociatat për antarësim të Shqipërisë me BE, atashehu ushtarak i SHBA James Hilton tha: “Ne besojnë se aspirate europiane e Shqipërisë,përfshi reformat e kërkuara, do të jenë udhëheqëse për më shumë prosperitet e stabilitet për vendin e në tërësi për të gjithë rajonin. Procesi zgjerimit të BE do të forcojë aleancën mes SHBA dhe Shqipërisë e mbi të gjitha do të shërbejë për një konsolodim për vetë europën duke e bërë më të fortë dhe të lirë. Lajmi i mirë është se Shqipëria po ecën në rrugën e duhur dhe se progresi duhet të vazhdojë me patjetër”.

Pjesë e fjalës së atashehut Hilton ishte edhe shqetësimi për Rusinë për të cilin theksoi se: “Liderët rus janë janë një sfidë e jashtëme. Kremlini duket I vendosur për të nënvleftësuar institucionet demokratike në të gjithë botën e të shikojë ndarje mes nesh. Kërcënimet ruse ndodhin në mënyrë të hapur dhe të mbuluar përgjatë kufinjve të NATOS”,raporton Top Channel.

Vetëm duke punuar bashkë tha në fund të fjalës atashehu ushtarak i SHBA James Hilton, ne do t’i tejkalojmë kërcënimet e brendshme e të jashtëme të sigurisë në rajon duke marshuar përpara me vlerat Atlantike.