Atalanta shkatërron Interin, Djimsiti ‘fundos’ anijen e Spalletit

Atalanta bën për “ujë” të ftohtë Interin, shënon edhe një shqiptar!

Atalanta e Etrit Berishës dhe Berat Gjimshitit arriti një sukses mjaft të rëndësishëm ndaj Interit, teksa e shkatërruan me rezultatin 4-1. Një ndeshje e dominuar nga fillimi në fund nga bergamaskët, të cilët ishin superior ndaj një Interi, që ishte inekzistent në fushë.

Berat Djimsiti, i rikthyer si titullar tek Atalanta pas një kohe të gjatë të kaluar në stol, ka qenë një nga protagonistët e fitores 4-1 të marrë nga bergamaskët kundër Inter-it. Ai ka arritur të limitojë Icardi-n dhe ka shënuar golin e tretë të vendasve.

Atalanta ul me këmbë në tokë Interin duke e turpëruar në mënyrën më të keqe. Me 2 shqiptarë në fushë dhe me një gol kuqezi të Berat Gjimshitit, skuadra bergamaske mposhti me meritë Interin e Spallettit që po të mos ishte për portierin Samir Handanovic mund të kishte pësuar 8 apo 9 gola sot, pasi slloveni evitoi disa gola të sigurtë me ndërhyrjet e tij . Pas 7 fitoresh radhazi u ndal ecuria pozitive e Interit ndaj një Atalante që regjistroi suksesin e 4-t radhazi në kampionat duke u ngjitur në kuotën e 18 pikëve. Ishte një Inter pa grintë dhe pa dëshirë që dukej se i kishte shpenzuar të gjitha energjitë në ndeshjen ndaj Barcelonës ai që u pa në Bergamo, por kjo humbje i faturohet padiskutim edhe trajnerit Luciano Spalletti që gaboi me formacionin por edhe me zëvendësimet.

Takimi i zhvilluar në “Atleti Azzurri d’Italia” ka qenë me ritme të larta dhe i pasur me raste, pjesa më e madhe të cilëve janë krijuar nga vendasit, të cilët janë ndalur nga një super Handanovic, por edhe nga pasaktësia e treguar para portës.

Goli që ka zhbllokuar takimin ka ardhur në minutën e 9-të dhe është realizuar nga Hateboer, i cili ka dërguar topin në rrjetë duke përfituar nga një pozicionim i gabuar i mbrojtjes mike. Po të mos kishte qenë për pritjet spektakolare të Handanovic dhe gabimeve të vendasve, Inter do ta kishte mbyllur pjesën e parë me një disavantazh më të thellë.

Në fraksionin  e dytë, zikaltrit duket se u futën me besim se mund të bënin diçka pavarësisht paraqitjes në pjesën e parë dhe menjëherë arritën të linin shenjë. Arbitri kryesor i takimit akordon një penallti për një top të prekur me dorë në zonë, në një aksion ku kishte faj dhe portieri ynë, Etrit Berisha. Mauro Ikardi u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe çoi shifrat në barazim.

“Isha 16 vjeç dhe luaja te të rinjtë e Fiorentina-s, por bëra një tatuazh të numrit 23 në nder të Marco Materazzit. Ai ka qenë idhulli im në futboll”. Kjo ka qenë deklarata e bërë nga Gianluca Mancini, mbrojtësit 22-vjeçar të Atalantas për “Gazzetta dello Sport”, një ditë para ndeshjes me Interin.

Atalanta vijoi përsëri me presionin e saj dhe me kundërsulmet e shpejta, por u desh një goditje standarde për të shënuar. Mancini përfitoi nga krosimi i mirë i Iliçiç dhe shënoi me kokë, duke i dhënë përsëri avantazhin të tijve. Në fundin e takimit, Atalanta hipotekoi çdo gjë në minutën e 89-të. Ishte pikërisht mbrojtësi i kombëtares tonë, Berat Gjimshiti, i cili kërceu mbi të gjithë dhe e dërgoi topin në rrjetë. Goli i parë për të me fanellën e Atalantës.

Qershia mbi tortë u vendos nga Alejandro Papu Gomez. Argjentinasi realizoi një perlë të vërtetë në minutën e katërt shtesë.

Tifozët e Interit pas kësaj disfate urojnë që të mos përsëritet ecuria e sezonit e kaluar sepse edhe atëherë pas një fitorje 5-0 ndaj Chievos në kampionat që i dha kreun e renditjes, erdhi pikiata, këtë herë fitorja 5-0 ishte ndaj Genoas. Për një skaudër që deri para kesaj sfide kishte mbrojtjen më të mirë të kampionatit me 6 gola të pësuar në 11 ndeshje, një humbje e tillë me 4 gola të pësuar në një sfidë nuk është aspak normale. Këmbanat e alarmit kanë nisur të bien!

Pas kësaj humbje, Interi mbetet në pozitën e tretë me 25 pikë, ndërsa Atalanta ngjitet në vendin e gjashtë me 18 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Atalanta udhëton te Empoli, ndërsa Interi e pret në shtëpi Frosinonen.