“Asnjë vend nuk mund të emërojë presidentin në një vend tjetër”

"Asnjë vend nuk mund të emërojë një president shteti në një vend tjetër", tha Çelik, zëdhënësi i AK Partisë në Turqi, pas tentativës për grusht shteti në Venezuelë

Turqia mbështet kushtetutën dhe administratorët e zgjedhur të vendeve dhe është kundër të gjitha llojeve të grushtit të shtetit, tha zëdhënësi i partisë turke në pushtet Ömer Çelik lidhur me tentativën për grusht shteti në Venezuelë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Asnjë vend nuk mund të emërojë një president shteti në një vend tjetër”, tha Çelik, zëdhënës i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në një konferencë shtypi në Ankara.

Ne po përballemi me një gabim të madh që SHBA, që pretendon të jetë djepi i demokracisë, emëron kreun e shtetit në një vend tjetër, shtoi Çelik.

Çelik këto komente i bëri në vazhdën e tensioneve në Venezuelë pas raportimeve për një përpjekje për grusht shteti kundër presidentit Nicolas Maduro.

Më herët, kreu i opozitës Juan Guaido publikoi ​​një video në Twitter në të cilën ai gjendej pranë një grupi ushtarësh, duke bërë thirrje për kryengritje për t’i dhënë fund “uzurpimit” të presidentit Maduro.

Maduro, nga ana tjetër, u bëri thirrje qytetarëve të dalin në rrugë “për të mbrojtur atdheun dhe rendin kushtetues”.

Venezuela është tronditur nga protestat që nga 10 janari, kur Maduro u betua për një mandat të dytë pas zgjedhjeve të bojkotuara nga opozita.

Tensionet u përshkallëzuan kur Guaido, i cili kryeson Asamblenë Kombëtare të Venezuelës, u vetëshpall si president i përkohshëm më 23 janar, një veprim i cili u mbështet nga Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të Evropës dhe Amerikës Latine.