Në Katar është themeluar një kompani e përbashkët sipërmarrëse me emrin “BARQ”, që do të thotë “Rrufeja”. 48% të aksioneve të kësaj kompanie zotërohen nga Industria Ushtarake Elektronike (ASELSAN), një nga firmat kryesore të sektorit turk të mbrojtjes turke.
Me synimin për të zhvilluar bashkëpunimin ndërkombëtar ASELSAN ka lidhur një partneritet të ri në Katar.
Njoftimi lidhur me themelimin e nëvarësisë së 14-të të kompanisë turke është publikuar në Platformën e Informimit të Publikut (KAP).
Përmes këtij njoftimi ASELSAN bën të ditur se në Katar është themeluar një kompani me emrin “BARQ QSTP LLC”, që do të thotë “Rrufe” me fushë aktiviteti: prodhimin, shitjen dhe marketingun e sistemeve të komandimit dhe kontrollit, kamerave termale, programeve të shifrimit dhe sistemeve të armëve me telekomandim. Kapitali i kompanisë është përcaktuar 1 milion Rial kataras.
ASELSAN-i po ndërmerr hapa seriozë nëpërmjet partneriteteve që po bën në shumë vende për të siguruar një rritje të kontrolluar dhe të qëndrueshme.
Pak kohë më parë, kompania kishte hapur në Katar një zyrë projektesh. ASELSAN ndërmerr nisma të ndryshme për ta shndërruar praninë e saj në hapësirën gjeografike të Lindjes së Mesme, ku bën pjesë edhe Katari, në një bashkëpunim afatgjatë.
Së fundmi, ASELSAN-i nënshkroi në Panairin dhe Konferencën Ndërkombëtare të Mbrojtjes Detare mbajtur në mars të këtij viti në Doha të Katarit (DIMDEX 2018) një memorandum mirëkuptimi për të krijuar një partneritet me Barzan Holding me objekt transferimin e teknologjisë për prodhimin e disa produkteve të industrisë së mbrojtjes. Në këtë panair ishin ekspozuar edhe disa produkte që janë në plan të zhvillohen dhe prodhohen nga BARQ./TRT